Trajnerit të Gjermanisë i ngec hala në grykë. Pas suksesit 6-1 kundër Armenisë mbrëmjen e së premtes, Hoakim Lev humbet lojtarin me të mirë të Bundesligës Gjermane, Marko Rojs. Ky i fundit, i cili pak ditë më parë u cilësua si lojtari më i mirë këtë sezon në kampionatin gjerman, u dëmtua duke këputur kaviljen e këmbës së djathtë.
Stafi mjekësor i pancerave, pas ekzaminimeve, theksoi se lojtari nuk mund të luaj në Botërorin që do të startojë pas pak ditësh në Brazil.
Koha e rehabilitimit nga dëmtimi për talentin gjerman mendohet të shkojë në 6-7 javë.

Por si i thonë, pas çdo të keqe ka një të mirë, në këtë rast mirësia vjen për shqiptarin me pasaportë gjermane Shkodran Mustafin, i cili pak ditë më parë nuk u grumbullua në 23-shen e Levit për evenimentin më të madh të botës së futbollit, tashmë ka fatin të jetë pjesë e kombëtares Gjermane, pasi është ai, i cili zëvendëson të dëmtuarin Rojs në top listën që trajneri i Gjermanisë ka thërritur për në kupën e Botës.
Mustafi tashmë ka në dorë ëndrrën e tij për të marr pjesë në kompeticionin, i cili zhvillohet 1 herë në 4 vite dhe për nga rëndësia është në majën e renditjes së evenimenteve futbollistike.

Redaksia Online
(l.h/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com