TIRANË - Mbipopullimi i burgjeve në Shqipëri mbeten ende një problem, deklaroi ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi gjatë takimit për “Shërbimin e provës për të miturit”, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, UNICEF dhe BE. I pranishëm ishte edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori i BE-së, Sequi, tha se, duhet ndryshuar natyra e sistemit të drejtësisë dhe këto qendra paraburgimi duhet të bëhen transparente. Shqipëria nuk është e vetme në këtë rrugë dhe BE-ja, do ta ndihmojë”. “BE ka dhënë fonde, kapaciteti i stafeve eshte rritur. Nga 2008, janë 68 milionë euro kanë shkuar për drejtesine, nga te cilat 40 milionë euro per burgjet. Arritja e rezultateve varet vetëm nga vendosmëria juaj”, tha gjatë fjalës së tij, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi.
Ndërsa përfaqësuesja e UNICEF, Vera Grabova tha se, nëse në vitin 2008, 90 përqind e të miturve shkonin në burgje, tani vetëm 60 për qind përfundojnë atje. Kjo pasi, jepen dënime alternative”. Gtrabocka tha se, Kodi i ri përcakton një kapitull të tërë për të miturit që janë në konflikt me ligjin.
Duke folur në këtë takim, Avokati i Popullit, Igli Totozani tha se, parashikohet të ndryshohet ligji për të miturit. Sipas tij, “shmangia e gjykimit të gjatë dhe traumatik të fëmijëve do tu mundësonte atyre riintegrimin më të shpejtë”.
Redaksia online
(ek/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com