Dënimi nga FSHF, Duro: Flamurtari
mendjen në fushë përballë Partizanit

Dënimi nga FSHF, Duro: Flamurtari<br />mendjen në fushë përballë Partizanit<br>
Në javën e tetë të superligës Flamurtari gjen përballë Partizanin. Një skuadër që padyshim për historinë e vet njihet mjaft mirë nga traineri Duro, i cili e cilëson një ndeshje të vecantë përballjen e ditës së diel në Tiranë për shkak të së kaluarës së tij tek të kuqtë.

Skuadra vlonajte shkon e plotë në këtë përballje, pa mungesa, ndërsa Duro pranon se do të synohet maksimumi,por gjithsesi sipas tij mbetet një ndeshje e vështirë edhe për shkak se Partizani ka njohur rritje, ndërsa vlonajtët njihen tashmë me epitetin skuadra e transfertave.

Trajneri Duro ka folur dhe për dënimin e klubit nga FSHF, ndërsa sipas tij në gati një vit që ndodhet në Vlorë ka parë vetë dënime tek Flamurtari, “i pakuptimtë një fakt i tillë, por është klubi ai që merret me dicka të tillë”.

Duro ka konfirmuar se ka folur me lojtarët edhe për shkak të dënimit, ndërsa ka kërkuar që vëmendja e tyre të jetë vetëm tek fusha e lojës dhe jo dënimi i dhënë nga FSHF. Flamurtari ndodhet në kuotën e 12 pikëve në renditje.  

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat