Dënohen anëtarët e grupit ‘Drenica’
6 vite burg ‘Sulltani’, 12 Lushtaku

Dënohen anëtarët e grupit ‘Drenica’<br />6 vite burg ‘Sulltani’, 12 Lushtaku
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sulejman Selimi, i njohur me emrin e luftës si “Sulltani” është dënuar me 6 vjet burg nga një gjykatë në veri të Mitorovicës. Selimi sipas vendimit të gjykatës ka ushtruar tortura ndaj dëshmitarëve në rajonin e Drenicës gjatë luftës në Kosovë.
 
Gjithashtu kjo gjykatë ka dënuar me 12 vjet burg, kryetarin e Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili është shpallur fajtor për veprën penale të vrasjes së një civili shqiptari.
 
Ndërkohë të akuzuarit e tjerë, për grupin Drenica, janë shpallur të pafajshëm, ndërsa mbi ta rëndonin veprat për krimë lufte ndaj popullatës civile.
 
Seanca gjyqësore është ndjekur nga shumë qytetarë, kryesisht ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 
Fillimi i hetimeve ndaj Sulejman Selimit dhe Sami Lushtakut ka nxitur reagime të shumta, ndërsa organizata e dala nga lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë e akuzuar EULEX-in se po bënë përpjekje të njollosë luftën çlirimtare të kombit shqiptar.
 
Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008. Misioni ruan ende fuqi ekzekutive dhe trajton rastet e krimeve te luftës por edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin në rastet që vlerësohen me të ndejshme për t’u trajtuar nga prokurorët dhe gjykatësit vendas.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera