TIRANE- Tre persona administrator të tallavasë “Blu Eyes” janë dënuar me 18.8 vite burg për shkak se kanë shfrytëzuar si prostituta, shoqëruar kjo me rrethana rënduese tre vajza të moshës 17 vjeçare. Shtetasin Qemal Hyka, Astrit Preni i njohur si “Tajsoni” dhe Elton Haka, janë dënuar përkatësisht me 7.8 vite burg, 6.4 vite burg dhe 4.8 vite burg. Bashkë me tre personat e sipërcituar është dënuar me 2 milion lekë gjobë dhe biznesmeni Femistokli Çorbaxhi, i cili është akuzur për prostitucion, pasi është kapur në flagrancë nga agjentët e policisë.
Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës, tre personat e mësipërm kanë shfrytëzuar si prostituta tre vajza adoleshente, duke i punësuar ato si kamariere në tallavanë e tyre, dhe në orët e mesnatës i detyronin të kryenin marrëdhënie me 2 deri në tre perstona kundrejt shumave financiare që varionin nga 50 mijë lekë të vjetra në 200 euro. Si vend për të ushtruar prostitucion shërbente hotel “Arland”, ndërkohë që çdo natë të treja vajzat duhet të dorëzonin tek tutorët e tyre shumën prej 300 mijë lekë të vjetra. Nëse një gjë e tillë nuk realizohej atëherë ato keqtrajtoheshin, torturoheshin duke u djegur me cigare dhe rriheshin, ku në disa raste u janë thyer dhe dhëmbët.
Shkrimi u publikua sot (05.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com