Dënohet Bakaj, humb “Partizanin”
Duro:Derbi pa tifozë nuk ka kuptim

Dënohet Bakaj, humb “Partizanin”<br />Duro:Derbi pa tifozë nuk ka kuptim
Tirana mbetet kryefjalë në Komisionin e Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit, pas vendimit për  të luajtur 15 ndeshje pa tifozë, duhet të bëjë llogaritë për dy javë edhe pa Elis Bakajn.

Mesfushori i talentuar që ka qenë deciziv për ekipin bardheblu në 4 javët e para do të mungojë përballë ekipit të Laçit jashtë fushe, por mbi të gjithë në derbin me Partizanin, i vlefshëm për javën e 6.

Pra Tirana do të ketë një mungesë mjaft të madhe përpos tifozëve në shkallët e stadiumit.  Mesfushori Elis Bakaj u cilësua fajtor nga Komisioni i Disiplinës për ofendime ndaj gjyqtarit të ndeshjes kundër Elbasanit, duke u gjobitur edhe me 100 mijë lekë dhe dy ndeshje.

Derbi pa tifozë
Trajneri i ekipit të Partizanit, Shpëtim Duro ka kërkuar nga Apeli që të marrë në konsideratë vendimin që ndeshja Tirana-Partizani, e vlefshme për javën e 6 të zhvillohet me tifozë. “Dënimi për tifozët e Tiranës është i merituar por të luash derbin pa tifozë është e paimagjinueshme.

Ne mezi e presim atë sfidë dhe janë pikërisht tifozeritë që i japin bukuri derbit, prandaj mendoj se ndeshja duhet të luhet me tifozë” deklaroi ai. Më pas Duro u ndal te ecuria në kampionat dhe ndeshja me Teutën. “E nisëm mirë në Laç, por u zhgënjeva në Fier, megjithatë fitoret me Skënderbeun dhe Kukësin ishte mjaft të rëndësishme për të ngritur moralin e ekipit. Respektoj Teutën sepse ka një skuadër të mirë me futbollistë me emër në kampionat që luajnë prej disa vitesh në superiore. E vlerësoj shumë sepse presioni në këtë ndeshje është mbi ne"përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku