Dënohet t’i kërkojë gruas
falje në Facebook, për 1 muaj

Dënohet t’i kërkojë gruas<br />falje në Facebook, për 1 muaj
TIRANE – Mark Byron (foto) ëshë një 37-vjeçar nga Ohio, në SHBA, i cili para disa muajsh ishte akuzuar se bezdiste të shoqen në Internet dhe për këtë ishte dënuar që të publikonte një mesazh ku kërkonte falje në faqen e saj në Facebook. Dhe këtë duhet ta bëntë çdo ditë për një muaj të tërë, brenda orës 9 të mëngjesit.

Përndryshe, 60 ditë burg dhe një gjobë prej 500 dollarë. Ditën e njëzetegjashtë nuk ja doli dot më dhe u apelua tek amendamenti i parë i Kushtetutës amerikane që jo vetëm garanton “të drejtën e shprehjes” por edhe “të drejtën për të heshtur”. Dhe gjykatësi i dha të drejtë.

DENIMI VIRTUAL
Dënimi ishte dhënë nga Gjykata pasi Byron nuk kishte respektuar një masë shtrënguese që i ndalonte kontaktet në cilëndo platformë dixhitale me ish-gruan. Pavarësisht kësaj, ai kishte lënë një mesazh në faqen e saj në Facebook me tone goxha të ashpra përsa i përket kujdestarisë së djalit të tyre të vetë. “Je një grua e keqe dhe hakmarrëse, dhe do të shkatërrosh jetën e një bashkëshorti e ta largosh nga i biri”.

KUSHTETUTA
Në janar gjykatësi i kishte dhënë të drejtë gruas, duke konfirmuar shkeljen e masës shtrënguese. Mark u vendos përballë një zgjedhjeje: burgun ose faljet publike. Zgjodhi të dytën. Nga 13 shkurti filloi të kërkojë ndjesë në Facebook. Asgjë veçanërisht e vështirë, i mjaftonte të kopjonte çdo mëngjes tekstin e përgatitur nga gjykatësi.

Por ditën e njëzetegjashtë tha mjaft! Me ndihmën e avokatit vuri re se kjo ishte një shkelje e të drejtave që i garantonte Kushtetuta dhe apeluan. Para pak ditësh një tjetër gjykatës vendosi që të mos e dërgonte në burg për shkeljen e urdhrit të mëparshëm. Me sa duket 26 ditë falje në Facebook kanë rezultuar të mjaftueshme.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar