Dënohet vëllai i Ronaldinhos
Akuzohet për pastrim parash

Dënohet vëllai i Ronaldinhos<br />Akuzohet për pastrim parash
Vëllai dhe agjenti kryesor i sulmuesit brazilian Ronaldinho, Roberto de Assis Moreira, është dënuar me 5 vjet dhe 5 muaj burgim nga gjykata federale e këtij vendi, por do të vuajë dënimin në një "gjysmë-liri" pas pagesës së garancisë së madhe në para. Akuza ndaj personazhit të njohur në futbollin latin është riciklim parash dhe evazion fiskal, në periudhën e viteve 2003 e 2004.

Në bazë të denoncimeve, Assis ka kontribuar në fshehjen e bankës qendrore braziliane, të deklaratave në disa transferime, dhe është paguar për këtë 884 mijë dollarë. mes akuzave është dhe ajo e depozitimit të 125 mijë USD në nëj bankë zvicerane pa i deklaruar në organet fiskale.

Biznesmeni latin, tani do të drejtohet në gjykatën e Apelit. Ai do të mbrohet sërish me fitimet gjatë karrierës si futbollist, të cilën ai e mbylli në vitin 2001. Assis ka luajtur me skuadrat e Corinthians, Gremio, Fluminense e Vasco.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa