TIRANË - Dëshmia e 24 vjeçarit Kristi Pine ka zbardhur grupin e strukturuar kriminal të vrasjeve me pagesë dhe bombave me tritol, në krye të të cilit qëndronte i dënuari Admir Tafili.
Burime për A1Report nga prokuroria e krimeve të rënda konfirmuan se Kristi Pine një javë pas arrestimit ka marrë statusin e të Penduarit duke nënshkruar marrëveshje me drejtësinë për dhënien e dëshmive tronditëse se si kryheshin vrasjet me pagesë me kushtin që ti merrej në mbrojtje familja.
Burime pranë akuzës konfirmuan se kanë sekuestruar regjistrat e takimeve në burgun e sigurisë së lartë në peqin, pasi në filtrin e hetimeve janë vënë dhe personat të cilët përgjatë 2014 kanë takuar Tafilin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
Të njëjta burime sqaruan se në dëshminë e tij Pine ka dhënë prova të mjaftueshme për zbardhjen e disa ekzekutimeve kriminale dhe atentateve me tritol deri më tani pa autor,si dhe mënyrën se si Tafili jepte porositë e koduara.
Pine mësohet të ketë thënë për hetuesit se Tafili porositë i sillte me shkrim nga burgu dhe me anë të një personi që tashmë është shpallur në kërkim porositë e ekzekutimeve me foto dhe adresë të saktë u dorëzoheshin sipas rastit, Pines, Aleksandër Gorës dhe Alfred Qefaliaj për ekzekutim.
Sipas prokurorisë së krimeve të rënda ky grup i strukturuar kriminal po hetohet dhe për atetnatet me tritol ndaj farmacisë së babait të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri më 9 shkurt në rrugën kongresi manastirit në tiranë dhe tritolin e shpërthyer në banesën e oficerit Alfred Numani në të njëjtën ditë në rrugën Arben Minga në kryeqytet.
Prokurorët Besnik Muçi dhe Kudusi Shahu të cilët kryesojnë hetimet ku të pandehur janë Admir Tafili, Kristi Pine, Aleksandër Gora dhe Alfred Qefaliaj pritet që brenda javës të marrin dhe dëshminë e Tafilit i cili konsiderohet si personi që porosiste atentatet.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO