Dëshmia:Në qeli me Kadri
Hazbiun dhe “armiq” të tjerë

Dëshmia:Në qeli me Kadri<br />Hazbiun dhe “armiq” të tjerë
POGRADEC - Pata rastin para pak ditësh që të udhëtoj nga Parisi deri në Tiranë me një njeri që e takoja për herë të pare. Me të isha isha fare pranë. Por, në më shumë se gjysmën e rrugës, ai qëndronte i heshtur. Kishte një fytyrë të qetë meditative dhe dy sy shumë të mpretë. Ishte 58 vjeç.

Bëhet fjalë për një person joshumë të njohur, për të mos thënë aspak të njohur, për të mos thënë aspak të njohur, të paktën që pak pas viteve `90. Niko Naçi, ish-oficer sigurimi e guardian për personalitete të arrestuara gjatë kohës së diktaturës. Ndërsa pas vitit `92, oficer SHIK-u për pak kohë dhe më vonë, emigroi në Greqi e më vonë ngriti biznesin e tij.

Gjatë biesdës, të cilën Shqiptarja.com e zbardh më poshtë, na pyet për profesionin etj dhe papritur nis të tregojë, se si kishte ruajtur në burgun e sigurisë së lartë, disa prej figurave të arrestuara të kohës së komunizmit, si Hadri Hazbiu, Feçorr Shehu, Ali Cenon e shumë të tjerë.

Befas më pyet mua, se çfarë profesioni kam. Kur i thashë që punoj gazetar, buzqeshi lehtë dhe vështrimin e hodhi gjetkë.

Po ju, e pyes unë?
Për hir të së vërtetës, tani merrem me biznes, por si profesion kam patur shkollën e sigurimit. Më pas, deri më 31 korrik 1992, si oficer SHIK-u, kur më pushuan nga puna.

Si ju quajnë?
Niko Naçi

Pse ju pushuan nga puna?
Kuptohet, ne ishim trarët e vjetër të shtëpisë së vjetër dhe duhet të zëvëndësoheshim në momentin që po ndërtohej shtëpia e re.

Ku punuat pas largimit nga SHIK-u?
Për shumë vite qëndrova sëbashku me gruan time në Greqi dhe aty punuam fort dhe më pas ngritëm bizneset tona që kemi realisht.

Një karriera e gjatë në sigurimin e shtetit, çfarë do të veçoni?
Pa dyshim, vitin 1983, kur ne, një grup oficerash të sigurimit, u caktuam që të ruanim në burg Kadri Hazbiun, Feçorr Shehun, Llambi e Miallaq Ziçishtin, Fiqirete Shehun, Nesti Nasen, si dhe ish-truprojën e Mehmet Shehut, Ali Çenon, etj.

Si i ruanit ju, kur ata qenë të mbyllur në qelitë e burgut?
Ata nuk qenë të burgosur të zakonshëm dhe ndonëse ishin të futur nëpër arka, unë dhe disa shokë të tjerë i qëndronim secilit nga 6 orë në këmbë, mbi arkë, i vëzhgonim imtësisht.

Si qëndronin në arkë, si mund të qëndrojë një njeri në arkë?
Ata ishin vendosur në qelitë e burgut 313 dhe në qelitë e tyre ishin përgatitur krevate në formën e një arke të madhe, ku muret ishin të veshura me një shtresë pambuku dhe të mbuluar me një stof.

Në vend të krevatit, ishte arkë e madhe, e cila edhe kjo ishte e tëra e veshur me pambuk dhe deri në një metro, kishte tubo plastike, si ato të zjarrfikseve, që rrethonin arkën anembanë, ku ndodhej Kadri Hazbiu dhe të tjerët. Desha të theksoj, se përveç këtyre masave të marra, ata kishin në kokë edhe skafandra.

Po ju ku qëndronit?
Mbi arkë, pikërisht ju rrinim mbi kokë, gjysëm metri larg, të mbështetur tek tubat që rrethonin arkën, nën vëzhgim të çdo gjesti e lëvizje të tyre.

Sa qëndroninit atje?
Qëndronim 6 orë në këmbë, si qiri, mbi kokën e tyre, pa u ulur dhe më pas zvëndësosheshim nga shokët tanë, thjesht ndërronin turnin.

Po kur ata kryenin nevojat personale?
Ky padyshim ishte momenti më i vështirë. Futeshim në banjë, sëbashku me ata dhe qëndronim atje ngjitur me ta, brenda banjës, kur kryenin nevojat.

A bisedonit me ta?
Ne e kishim kategorikisht të ndaluar, por në mesnatë edhe shkëmbenim ndonjë fjalë. Të vinte zor, deri dje i kishim pasur eprorë dhe kishim dhe njohje personale e ngeleshe në pozicion të vështirë.

Çfarë bisedonit?
Ja për shembull, në atë kohë mua më vdiq babai dhe kur Kadri Hazbiut i kishte vajtur për ta ruajtur një shok tjetër, ai e kishte pyetur: Ku është Niko? Ai i kishte thënë, se i ka vdekur babai.

Kur unë erdha pas dy ditësh në qelinë e Kadri Hazbiut, ai u ngrit në këmbë dhe mu drejtua mua; Niko do të ma japësh dorën që të ngushëlloj për babin, jemi shqiptrë të shkretën. Ai më ngushëlloj me shumë njerzillëk dhe unë ia zgjata dorën.

Po për ngjariet jashtë çfarë ndodhte, ju pyesnin?
Po, kishte raste që na pyesnin, por ne e kishim kategorikisht të ndaluar. Ndonjë muhabet e bënim pas mesnate, jo ngjarie serioze, por ndonjë muhabet të thjeshtë, pa zarar.

Cili nga të arrestuarit sillej më mirë?
Padyshim Kadri Hazbiu. Ishte burrë inteligjent dhe shumë i zgjuar. Kishte një nuhatje të paparë, më tregonte për shkollën e mesme tregëtare të Vlorës dhe më pas në Bashkimin Sovjetik, ku kishte kryer kurse speciale të KGB-së.

Po të tjerët flisnin?
Po, më tëper Nesti Nase, ish-Ministri i Jashtëm, i cili na tregonte, se si piqej qingji në Mongoli, kur ai kishte qënë ambasador. Ai thoshte, se e kishte marrë malli për të ngrënë një qingj Mongolie, i cili mbushej në barkun e tij me gurë të nxetë dhe më pas rrotullohej në hell. Nuk kishte gjë më të shijshme, tregonte.

Si e kishin trajtimin, se thuhej që Kadri Hazbiut i kishin shkulur dhëmbët dhe i kishin prerë gjuhën?
Absolutisht jo. Ata trajtoheshin shumë mire, kishin ushqim të mire, gjellë me mish, iu sillnin ilaçet, pasi një pjesë ishte me mjekim dhe i vizitonte mjeku. Deri ditën e pushkatimit, ata janë trajtuar shumë mire.

Si u pushkatuan?
Unë, natën e pushkatimit nuk isha, por më tregoi një shoku im, që ishte atë moment me shërbim, se kur erdhën dhe i morën për t’i pushkatuar, ata mbaruan krejt. Ju ishin lidhur krahët, të shtrirë me shirita plastike dhe ata morën formën e trungjeve.

Më pas i kishin çuar para gropave të hapura dhe më pas i qëlluan me pistoletë në kokë. I shtynin në drejtim të varrit me anën e një litari të shkurtër që iu kishin vendosur në gjoks. Më thanë shokët, se në momnetin e pushkatimit, ishin shpërfytyruar fare të gjithë, kryen nevojat në këmbë, para gropës së hapur.

Sa kohë qëndruat në qeli me ata?
Rreth një vit e tre muaj. Atëherë isha dhe i fejuar dhe askujt nuk i tregonim se ku shkonim. Për hir të së vërtetës, unë i kisha treguar vetëm nënës sime.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 09.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar