TIRANE - Disa media publikuan këtë pasdite lajmin se policia shoqëroi Petrit Çinarin, personin që deklaroi se një vit më parë është kontaktuar nga babai i kryeparlamentarit Ilir Meta për të vrarë Tom Doshit.
A1 Report ka kontaktuar vetë me Çinarin i cili e ka mohuar një fakt të tillë duke deklaruar se ndodhet në shtëpi. Edhe burime nga Policia e Tiranës thanë për A1 Report se nuk ka pasur shoqërim të tij.
Më 10 Mars deputeti Doshi shkroi në faqen e tij në Facebook se kish mësuar se në prokurorinë e krimeve të rënda ishte paraqitur një ish oficer policie me emrin Petrit Çinari për të denoncuar një tjetër plan vrasje ndaj Tom Doshit.
E përditshmja Shqiptarja.com (print) zbuloi para disa ditësh kartelen mjekesore te Cinarit, ku rezulton që është me probleme mendore.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO- Lidhja tel e Çinarit dje për A1Report: Askush s’më pa të hyj në prokurori