Dëshmon ish shefi i SHIK-ut

Dëshmon ish shefi i SHIK-ut
Kadri Veseli i është drejtuar sot në mëngjes Gjykatës. Ish-shefi i SHIK-ut, Shërbimit të Intelegjencës së Kosovës, është dëshmitar i radhës në procesin gjyqësor “Bllaca II”.
Veseli është ftuar si dëshmitar në këtë rast për të treguar për veprimtarinë e organizatës SHIK, për të cilën dëshmitari bashkëpunues Nazim Bllaca ka hedhur akuza të rënda, raporton Zëri.

Ai ka dorëzuar një listë të shkruar me emrat e përgjegjësve të SHIK në Prokurori dhe nuk ka pranuar ti thotë as në prani të mediave por as në seancë të mbyllur.Veseli ka thënë se i ka raportuar Hashim Thaçit.

Veseli ia ka dorëzuar një letër të shkruar trupit gjykues, ku mund të supozohet se janë disa nga emrat e udhëheqësve që kanë punuar në SHIK dhe kanë pasur pozita udhëheqëse. 
Më pas prokurorja është fokusuar te disa emra konkretë, ndër ta edhe për Azem Sylën, për të cilin Veseli është pyetur nëse ata kanë qenë pjesëtarë të SHIK-ut. Sa i përket emrit të Azem Sylës, Veseli ka thënë se e njeh por që ai nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i SHIK-ut, për të cilin ka folur edhe fjalë miradie. Në pjesën e dytë të seancës, Veseli pritet t`u përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes.


Nga deklarata publike, gjashtë personat po akuzohen për vrasje dhe tentim vrasje, në emër të kësaj organizate, shkruan “Express”. Pritet që Veseli të sqarojë të gjitha pretendimet e Bllacës se SHIK-u ka paguar njerëz për të kryer vrasje.

Zëri shton se edhe dëshmitari Nazim Bllaca në dëshminë e tij ka thënë se si agjent i SHIK-ut ka marrë rrogë dhe ka kryer urdhrat që ka marrë nga eprorët e tij. Në këtë rast, përveç të akuzuarve, ai përmend si epror edhe deputetin e PDK-së, Azem Sylën. Seanca gjyqësore ka filluar në orën dhjetë dhe mbahet në objektin e Gjykatës Supreme.

Gjashtë të akuzuarit, Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Shpresim Uka, akuzohen për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tentim vrasjen ndaj Adem Salihajt, ish-kryetar i Ferizajt dhe Ismet Arifit. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit