Dështojnë negociatat Kosovë-Serbi  
në Bruksel për telekomunikacionin

Dështojnë negociatat Kosovë-Serbi  <br />në Bruksel për telekomunikacionin
Nuk ka marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për telekomunikacionin.

Serbia ka kërkuar marrëveshje për telekomunikacionin me Kosovën pa ndryshuar gjendja e tanishme.

As 20 orë negociata në Bruksel, nuk kanë mjaftuar për të arritur në një marrëveshje mes delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se pret që në një të ardhme jo të largët bisedimet rreth kësaj teme do të vazhdojnë.

Ai citohet të ketë thënë se pala serbe ka insistuar që serbëve në Kosovë, kur të ndodhë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, t’u bëhet e mundur të bëjnë biseda telefonike me pjesët e tjera të Serbisë pa përdorim të kodit thirrës, sipas tarifave dhe numrave deri tashmë të përdorur.

Siç është shprehur Gjuriç, delegacioni serb ka përballuar edhe fyerjet dhe presionet dhe ka qëndruar i përkushtuar për gjetjen e kompromisit dhe të zgjidhjeve të qëndrueshme.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri