Dështojnë peshëngritësit
Daniel Godelli dhe Briken Calja

Kanë përfunduar garën në Lojërat Olimpike Londër 2012 edhe dy peshëngritësit Briken Calja dhe Daniel Godelli. Dy peshëngritësit konkuronin në peshën 69 kg. Gara ka qënë mjaft e vështirë dhe me shumë të paprituara. Daniel Godelli ka zhgënjyer me paraqitjen mjaft të dobët që ka realizuar duke mos arritur të realziojë asnjë nga provat në stilin e shtytjes. Kjo ka sjellë penalizimin në stilin e shkëputjes duke e mbyllur garën pa lënë asnjë gjurmë në Londër. Nga peshëngritësi peqinas pritej një paraqitje e mirë, e cila mund të arrinte deri në përmirësim të rekordit personal. Por edhe ai si Romela Begaj kanë bërë një paraqitje të dobët, që la për të dëshiruar.

Pak më ndryshe ka qënë gara për peshëngritësin tjetër Briken Calja, i cili është renditur në vendin e nëntë në dy garësh. Briken Calja ka bërë një paraqitje të mirë në shtytje duke ngritur 143. Pavarësisht tentativave Calja nuk ka mundur të shkojë shkojë më larg se kaq. Në stilin e shkëputjes Briken Calja zbriti në pedane duke ngritur në provën e parë 173 kg, pas pak minutash në provën e dytë provon 174 kg dhe e ngre me sukses. Këtu stafi teknik gaboi teknikisht sepse mund të kishte bërë një pushim të shkurtër dhe mund të kishte provuar më shumë, pasi një kg më shumë nuk bën diferencën. Në provën e tretë Calja tenton dhe ngre me suskes plot 177 kg. Mund të quhet një garë e suksesshme për peshëngritësin

(d.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën