PRISHTINE- Në mungesë kuorumi Kuvendi i Kosovës nuk arriti të formoi komisionin hetimor për hetimin e procedurës së privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së. Kjo ishte edhe kërkesa e vetme e seancës së jashtëzakonshme e iniciuar nga deputetë të LDK-së, Vetëvendosjes dhe disa deputetëve të tjerë. Mos prezencën e deputetëve të koalicionit qeverisës opozita e quajti të qëllimshme për të penguar hetimin e procedurës së privatizimit të PTK-së.
Formimi i komisionit parlamentar lidhur me hetimin e procesit të privatizimit të 75 % të aksioneve, ishte e vetmja pikë e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, por këtë seancë e ka bojkotuar pozita. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se me Kushtetutë 40 deputetë kanë të drejtë të formojnë mirëpo me rregullore të punës kjo bëhet me shumicën e deputetëve.
Ismet Beqiri shef i Grupit Parlamentarë të LDK-së, arsyetoi thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.
Ndërsa Visar Ymeri nga Vetëvendosje mungesën e deputetëve të pozitës e quajti të qëllimshme.
Ardian Gjini nga AAK-ja tha se privatizimi i PTK-së duhet të hetohet thellësisht.
Për një hetim që nga fillimi i këtij procesi ishte edhe Muhamet Musatafa i propozuar për kryesues të këtij komisioni.
Megjithëkëtë në mungesë të kuorumit, formimi i këtij komisioni parlamentar për hetimin e privatizimit të PTK-së ka mbetur të kompletohet në seancën e radhës.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com