Lojërat Olimpike vazhdojnë në Londër me një ritëm të lartë, pas përfundimit të disiplinës së notit, e cila dhuroi mjaft emocione, ka filluar atletika. Pas përfundimit të garës së shumëpritur të 100 metrave për meshkuj, tashmë me pa durim të gjithë po presin edhe garën e 200 metrave për të parë edhe njëherë rekordmenin olimpik Usain Bolt. Gjatë ditës së sotme surprizë ka qënë dështimi i atletes ruse Jelena Isimbajeva.

Rusja që ishte rekordmene dhe fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike në Pekin, në Londër nuk ka realizuar pritshmërirtë. Në disiplinën e kërcimit së larti me shkop, Isimbajeva nuk realizoi një paraqitje të mirë duke mos shkuar më shumë se vendi i tretë. Sakaq medalja e artë në këtë disiplinë shkoi për Xhenifer Suhr.

(d.b/shqiptarja.com)