Dështon mocioni çimento - pozita ikën nga Kuvendi

Dështon mocioni çimento - pozita ikën nga Kuvendi
ORA 15:00 - DËSHTON MOCIONI NDAJ MINISTRES KUSARI

Ka dështuar mocioni ndaj Ministres se Tregtisë dhe Industrise, Mimoza Kusari-Lila për shfuqizimin e vendimit për taksën 35 % të çementos së importuar nga Shqipëria, për shkak të mungesës së kuorumit për votim të interpelancës, sepse PDK, AKR dhe komunitetet kishin ikur nga Kuvendi.

Kryesuesi i seancës së Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë se seanca do të vashdojë nesër.

Në përmbyllje të diskutimeve, në fund, ministrja Kusari- Lila, ka thënë se vendimi për importin e çimentos do të rishikohet.

ORA 14: 00 - DEPUTETET REAGOJNE-THACI KA THIRRUR DEPUTETET E POZITES DHE INICUESIN TE DALIN JASHTE SEANCES
Deputetët e paktë të pozitës dhe opozita kanë qëndruar dhe këta të fundit kanë reaguar duke thene se Kryeministri Thaci ka ftuar poziten te dali jashte, nder ta edhe inicuesin e mocionit. Sipas gazetarit të shqiptarja.com, Thaci dhe deputetet e pozites kane diskutuar ne holet e Kuvendit dhe e kane shikuar seancen nga jashte. Pas nje ore eshte kthyer kryeministri Thaci ne Kuvend, por jo edhe deputetet.
Nese nuk ka kuorum te mjaftueshem deputetesh, mocioni mund te rrezohet ose shtyhet per neser.


MOCION KUNDËR VENDIMIT TE CIMENTOS
Gjatë seancës së sotme, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, është  paraqitur në interpelancë, lidhur me vendimin e marrë nga Ministria e Tregtisë për vendosjen e tarifës prej 35 % për importimin e çimentos nga Shqipëria.

Kërkesat e inciuar nga deputeti Emin Gerbeshi i AKR dhe një grup prej 15 deputetësh të partive të ndryshme parlamentare e kanë futurnë kuvend shqyrtimin e një mocioni të jashtëzakonshëm me anë të të cilit kërkohet shfuqizimi i vendimit të ministres së Tregtisë Mimoza Kusari Lila për për vënien e taksës prej 35 % të çementos së importuar nga Shqipëria.

"Ju lus që ta votoni mocionin, për të mirën e ekonomisë kombëtare dhe dëmeve dhe fyerjes që po ju bëhet shqiptarëve" , tha Gërbeshi gjatë leximit të letrës së mocionit para Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, Ministreja Kusari ju tha deputetëve që ti shtrojnë pyetje vetes se a janë për prodhime vendore që do të eksportoheshin, apo për importe dhe se ky vendim ruan punetoret e Shar Cem.

E Adem Grabovci nga PDK tha që vendimi për çimenton të rishqyrtohet, derisa Ismet Beqiri nga LDK përmendi burgosjen e punëtorëve të kompanive tjera që prodhojnë, por kritikoi ministren Kusari që nga të gjitha kompanitë ajo zgjodhi Shar Cem sepse ka interesa të lidhura me firmen greke Titan që kontrabandon dhe manipulon me çimenton dhe qeveria e Kosovës po e mbron monopolin e TITAN-it grek si në Republikën e Shqipërisë, Maqedonisë, tashi edhe në Kosovë.

"Nuk mbrohen punetoret, sepse po te mbroheshin nuk do te arrestoheshin 200 punetoret e larguar te Shar Cem posa u privatizua", tha Visar Ymeri nga Vetevendosje.

"Shqipëria po mbetet i vetmi vend ne bote qe ne po silemi si shtet, tregon vendimi mbi çimenton", kritikoi Liburn Aliu nga Vetëvendosje duke theksuar se qeveria e Kosovës po e barazon Serbinë me Shqipërinë. Ai shtoi se produktet vendore të bujqësisë nuk po mbrohen me masa mbrojtëse nga qeveria e Kosovës, e Shar Cemi dhe pronari i saj grek mbrohet që vie nga një shtet që keqtrajton emigrantët shqiptar dhe ka ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë. 


Ministrja e Tregtisë së Kosoves vendosi taksën 35 % të çementos së importuar nga Shqipëria. pasi sipas ministres Kusari-Lila, Shqipëria ka dëmtuar tregun e Kosovës, duke hedhur në të, jo vetëm çimento të prodhuar në Shqipëri, por edhe çimento të prodhuar në vende të tjera.

Zv/kryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, njëkohësisht ministre për Tregtinë dhe Industrinë, kishte pranuar se vendimi për të rritur taksën e çimentos me Shqipërinë ka ardhur pas premtimit të kushtëzuar të Greqisë për të votuar në favor të një ndihme për Kosovën nga BERZH si dhe anëtarësimit të vendit në këtë organizatë.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale