Ka dështuar tentativa më e fundit për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në Maqedoni. Takimi i djeshëm ndërmjet udhëheqësve politikë kryesorë ka përfunduar pa ndonjë rezultat, por me marrëveshjen që takimi i radhës të zhvillohet javën e ardhshme. Në takim morën pjesë katër liderët e partive më të mëdha në vend: Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Këto takime janë duke u ndërmjetësuar nga ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Baily dhe ai i Bashkimit Evropian, Aivo Orav.
Kërkesa kryesore e liderit të opozitës Zoran Zaev është dorëheqja e qeverisë, si dhe formimi i një qeverie provizore me mandat për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Gruevski e ka refuzuar deri tani kategorikisht dorëheqjen dhe formimin e qeverisë së përkohshme, ndërsa është shprehur i gatshëm të bisedojë për të gjitha çështjet e tjera teknike dhe vërejtjet që opozita ka për proceset e kaluara zgjedhore.
“Bombat”
Ndërkohë, opozita nuk rresht me publikimet e përgjimeve të zyrtarëve të lartë. “Bomba” e radhës e LSDM-së do të bëhet publike përpara selisë së qeverisë, u bë e ditur pas takimit të liderëve. Sipas burimeve të LSDM-së, pas një pause prej disa ditësh, do të rifillojë publikimi i materialeve nga projekti “E vërteta për Maqedoninë”. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i premtoi opinionit se do t’i publikojë të gjitha audio-materialet, të cilat disponon. Si pjesë e bisedave që pritet të publikohen janë ato që lidhen me mbylljen e televizionit A1, rastin “Monstra”, por edhe aksionet policore “Spiuni” dhe “Detonator”.
“Bomba” që pritet të tronditë më shumë opinionin është ajo e “Monstrës”. Sipas medias maqedonase, në të del qartë se kemi të bëjmë me një plan djallëzor për të atakuar shqiptarët, duke organizuar vrasjen e disa të rinjve maqedonas, por duket se vrasja është kryer në një vend tjetër dhe jo nga ata, që janë dënuar për të.
Ftohja
Maqedonia nuk është ftuar në stërvitjet e NATO-s që pritet të zhvillohen në poligonin ushtarak amerikan “Hohen Fels” në Gjermani, ku marrin pjesë partnerë të Aleancës, si Mali i Zi dhe Moldavia. Dyshohet se një gjë e tillë ka të bëjë me situatën e krijuar pas tensioneve të fundit dhe incidentit të armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë, që dëmtoi jo vetëm marrëdhëniet ndëretnike në vend, por edhe ato me vendet fqinje.
Zyrtarët e NATO-s kanë njoftuar se qëllimi i kësaj stërvitjeje është që të paralajmërohet Rusia të mos guxojë të përsëritë ndaj vendeve baltike ndonjë skenar të ngjashëm me aneksimin e Krimesë dhe krizën në Ukrainë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 Maj 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com