Dështon premiera e filmi "Femrat"
në Kuçovë prej ikjes së dritave

Dështon premiera e filmi "Femrat"<br />në Kuçovë prej ikjes së dritave
KUÇOVA -   Në të gjithë qarkun ishte planifikuar nisja e premierës së flimit “Femrat”, i cili është prezantuar në kryeqytet javët e fundit. Nisja e premierës së filmit me prezantimin e aktorëve, realizuesve të tij ka dështuar si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, ndërkohë që dhe dhjetëra banesa, biznese kanë qenë në errësirë.
 
Skënder Jaçe, administrator i kinemasë “Kadri Roshi” në Kuçovë, në përpjekje për të zgjuar jetën kulturore në qytet ka dështuar dje në nisjen e kësaj premiere, pasi aktorët, realizuesit e filmit nuk janë prezantuar në publik për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
 
Për shkak të shitjes së biletave të natës së parë të premierës ai ka mundësuar një linjë energji duke e përcjellë atë tek teknika. Në këto kushte, qyetarët janë futur në errësirë totale në kinema për të ndjekur shumë të apasionuar premierën e filmit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë