Por kjo nuk është arritur as tashmë që jemi në fund të dhjetorit. Gjë që e bën këtë thjeshtë një premtim fushate nga ana e Bashës dhe asgjë më tepër. Këtë e konfirmon edhe bërja publike nga ana e Drejtorisë së Legalizimeve e situatës së legalizimeve në vend dhe në kryeqytet. Përveç kësaj një numër i madh personash kanë paguar për këtë proces dhe janë sorollatur nëpër zyra për muaj të tërë dhe në fund nuk janë pajisur me çertefikatën e pronsisë.
Ndërsa abuzimet më të mëdha për këtë pjesë janë realizuar në muajt zgjedhor ku Basha ka marrë angazhimin për përfundimin e këtij procesi brenda 30 shtatorit. Legalizimi i pronarëve e rijnë dhe kthimi tek ish pronarët kanë qenë probleme me ndjeshmëri të madhe tek qytetarët dhe Basha ka zgjedhur pikërisht këtë për ta përdorur si një nga pikat më të rëndësishme të premtimieve të tij gjatë fushatës, ndërsa sot, në prag të këtij fundviti ky premtim mund të quhet pa frikë i dështuar duke iu bashkuar shumë premtimeve të tjera të fushates siç ishte ai për instalimin e sistemeve ngrohëse në shkollat e Tiranës apo ai i parkingut të madh pranë sheshit “Italia” i cili ishte premtuar nga Basha që do të realizohej një parking nëntokësor dhe mbitokësor në mënyrë që të zgjidhte problemin e parkingut në kryeqytet. Këto dhe shumë projekte dhe plane të tjera janë të destinuara të mbeten në letër edhe pse është folur shumë për realizimin e tyre.
Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)