Rezultati i samitit 2 ditor të grupit të shteteve më të zhvilluara ishte një zhgënjim për këdo. Asnjë prej shteteve të G20-ës nuk pranoi të ndihmonte fondin e shpëtimit të euro-zonës me injektimin e fondeve të reja, por vendosen të vazhdojnë bisedimet dhe të shpërndajnë thërrime me anë të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Sidoqoftë një hap i vogël u hodh: Italia, qendra e vëmendjes në tregjet financiare, vendosi të lejoj FMN-në të monitoroj progresin me reforma fiskale. Inspektorët e FMN-së do të përqëndrojnë vëmëndjen mbi Italinë dhe do raportojnë rregullisht mbi punën e kryeministrit Silvio Berlusconi. Italia është vendi i dytë me më tepër probleme në euro-zonë, pas Greqisë.

Javën e shkuar, BE hartoi një plan për të ngadalësuar krizën e borxhit. Plani përfshin përpjekjen për të rikapitalizuar bankat europiane, një program të ri shpëtimi për Greqinë dhe rritjen e kapacitetit të fondit të shpëtimit.

Por kriza politike e Greqisë – kryeministri Papandreou kërkoi një referendum për falimentimin, që më pas e tërhoqi dhe u përball me një votim mbi votëbesimin – e tronditi planin.

Plani kërkoi për EFSF (Eupropean Finacial Stability Facility), fondi i shpëtimit, të përdoreshin investime paralele nga vendet jashtë euro-zonës dhe samiti dy ditorë ishte mundësia ideale për Europën të merrte një vendim. Por asgjë nuk u vendos.

“Shumë pak shtete janë të gatshëm të bashkëpunojnë me EFSF,” tha kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo shtoi edhe se “disa” kanë kryer edhe hetime. Një zyrtar i SHBA tha se Europa ka nevojë të hartojë një plan më tepër “të fortë dhe të qartë”.

Mbi FMN-në, liderat e G20-ës thanë në mbyllje të deklaratave të tyre që do eksplorojnë tre rrugë për ti dhënë fondit një forcë më të madhe për të zgjidhur krizën. Por ka pasur kundërshtime nga disa prej vendeve kyce mbi disa plane dhe asgjë nuk u arrit të vendosej sot në Kanë.