Alban Hoxha do të qëndrojë te Partizani, me objektivin madhor për të kthyer skuadrën te titulli kampion pas 24 viteve. Portieri nuk do të transferohet te Gaziantepspor, duke mbyllur negociatat me klubin e Superligës turke.
Gjithçka lidhet me anën financiare, pasi operacioni për transferimin e gardianit kuqezi është cilësuar tepër i shtrenjtë nga skuadra turke.
Duke nisur nga shuma prej 400 mijë eurosh, që Partizani pretendon për kapitenin e skuadrës, që në sezonet e fundit ka qenë pika më e fort e ekipit dhe një lider i padiskutueshëm në fushë. Sipas mediave turke, shifra është cilësuar tepër e lart për buxhetin e klubit, pavarësisht se bëhet fjalë për një skuadër, vlera e së cilës në merkato përllogaritet në afro 16 milionë euro.
Të larta janë cilësuar edhe pretendimet e Alban Hoxhës për pagën vjetore. Pas diskutimeve të vazhdueshme ndërmjet palëve, kërkesa e portierit për pagë 1 milion euro në sezon, e cila është cilësuar e papërballueshme.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com