Daçiç: Do pajtohemi me shqiptarët kur të ndahet Kosova, dy policët i kemi këmbye

Daçiç: Do pajtohemi me shqiptarët kur të ndahet Kosova, dy policët i kemi këmbye
Ivica Daçiç nga Partia Socialiste Serbe (SPS) dhe ministër I Punëve të Brendshme të Serbisë tha se serbët dhe shqiptarë mund të pajtohen, por nuk mund të jetojnë bashkë dhe për këtë arsye nevojitet ndarja në pjesën serbe dhe atë shqiptare të Kosovës, si zgjidhje e vetme reale. Policët e Kosovës iI kemi këmbyer me serbët e arrestuar në Kosovë.

Portalet serbe raportojnë deklaratat e tija për planin katër pikësh të Tadiçit dhe burgosjet e policëve të Kosovës, por edhe fushatën zgjedhore parlamentare e presidenciale të 6 majit.

“Është plan i papërpunuar, por megjithëkëtë ai plan do të thotë autonomi të serbëve në kuadër të Kosovës”, komentoi Daçiç planin e Tadiçit për veriun e Kosovës të banuar kryesisht me serbë.

Daçiq është për ndarje të Kosovës. Sipas tij, është i domosdoshëm realiteti ekzistues e kjo është ndarja në pjesën serbe dhe atë shqiptare të Kosovës.

Por, në anën tjetër Daçiq, thotë se nëse do të bëhet president i Serbisë nuk do të lejojë që të tjerët të sakrifikojnë Kosovën dhe Republika Sërpskan për Bashkimin Evropian.
Daçiq, po ashtu, ka komentuar reagimet e disa zyrarëve të BE-së se pse I ka arrestuar si I kualifikon ai “disa shqiptarë”.

"Do të burgos edhe më tutje, derisa të rrezikojnë rregullimin kushtetues të Serbisë" reagoi Daçiç.

Ai tregon se është ftuar nga BE-ja dhe se i kanë thënë që t’i lirojë menjëherë, por Daçiç zbulon se është bërë këmbim me serbët e arrestuar

“Iu kam thënë se I lirojmë, kur t’i lironi serbët në Kosovë”, shtoi Ministri i Punëve të Brendshme Daçiç duke thënë se vetëm kështu mbrohet Serbia, dhe jo me lëshime të vazhdueshme dhe përulje.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës