Daçiç e Thaçi, 220 orë negociata për
marrëdhëniet Beograd-Prishtinë
Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi kanë negociuar për rreth 220 orë rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Ata thanë në Mynih të Dielën që “janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve”.
MYNIH- Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi kanë negociuar për rreth 220 orë rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Ata thanë në Mynih të Dielën që “janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve”.
Të dy kryeministrat thanë se janë të gatshëm “t’i ofrojnë serbëve dhe shqiptarëve paqe dhe prosperitet".
Kryeministri serb dhe homologu i tij kosovar ishin pjesë e një paneli diskutimesh të moderuar nga Përfaqësuesja e Bashkimit Europian, Catherine Ashton për “marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”.
Ashton vuri në dukje se të dy kryeministrat kanë negociuar për 220 orë rreth normalizimit të marrëdhënieve me Beogradit dhe Prishtinës.
“Në zgjedhjet lokale pati pjesmarrje të lartë të serbëve të Kosovës. Ata duhet të votojnë për zgjedhjet parlamentare. Problemi qëndron se si t’i bindim serbët e pjesës veriore të Kosovës, që bashkëpunimi është në interesin e tyre”,- tha Daçiç.
Zgjedhjet në Mitrovicë do të përsëriten në 23 Shkurt dhe Thaçi premtoi bashkëpunim të plotë për zgjidhjen e problemeve.
“Firmosja e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve në Prill 2013, do të thotë se të dy shtetet tona janë çliruar nga e shkuara dhe tani situata është më mirë se një vit e gjysmë më parë”.
Statusi politik i Kosovës është zgjidhur. Kosova është një shtet i pavarur dhe ky është një proces i pakthyeshëm. Normalizimi i marrëdhënies është në të mirën e të gjithëve ne”,- tha Thaçi.
“Në takimin tonë të parë, pyetja ishte nëse ne do të takoheshim me njëri-tjetrin apo jo dhe tani askush nuk na pyet më për këtë gjë.”,- shtoi Daçiç.
Debati për të ardhmen e Kosovës u cilësua si shembull diplomacie.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18