PARIS- Nën udhëheqjen e Francës si presidente e radhës për këtë muaj, Këshilli i Sigurimit në një seancë të paradites të martën do të shqyrtojë raportin periodik për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.
Në këtë mbledhje do të marrin pjesë Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiç.Vendet anëtare do të reflektojnë qëndrimet e tyre për raportimin për zhvillimet tremujore. Ndërkohë bëhet e ditur se do të marrë pjesë edhe shefi i ri i diplomacisë së Beogradit, Ivan Merkic, kurse nga pala kosovare aty do të jetë edhe ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.
Raporti i Sekretarit Ban Ki Moon thërret Prishtinën dhe Beogradin që të jenë më konstruktiv në tejkalimin e dallimeve dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe kritikon policinë e Kosovës për ndërhyrjet ndaj serbëve gjatë festës serbe, por edhe bashkësinë ndërkombëtare për koncensus.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com