Daçiç: Më lehtë shkëmbimi i
territoreve, por SHBA s'e pranon

Daçiç: Më lehtë shkëmbimi i <br />territoreve, por SHBA s'e pranon
BEOGRAD- Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç vlerëson se Prishtina dhe Beogradi me lehtësi do të mund të pajtoheshin për këmbim territoresh, por një veprim i tillë nuk është i pranueshëm nga Washingtoni.

“Prishtina dhe Beogradi me lehtësi do të mund të pajtoheshin për këmbim territoresh, që do të thoshte këmbimin e veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, e cila është e banuar kryesisht me shqiptarë. Mirëpo, diçka e tillë nuk do të ishte e pranueshme për Ëashingtonin. Atje vlerësojnë se kjo do të shkaktonte një luftë të re në Maqedoni”, ka thënë Daçiç në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Daçiç shton se Serbia nuk dëshiron një shtet të vogël serb në Kosovë, siç është republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, por dëshiron që serbëve t’iu mundësohet të “bashkohen në rajon, që do të ishte vetëm edhe një në mesin e disa të tjerëve në Kosovë, çfarë janë edhe në Evropë”.

Ai e ka cilësuar si “të pabazë” frikën në Kosovë se dhënia e më shume kompetencave për Asociacionin e komunave serbe do të çonte në separatizëm.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset