Sipas Zerit, deri atëherë nuk do ketë zhvillime të reja sa i përket dialogut Kosovë- Serbi, dhe se pas këtij takimi do të vendoset për formën e dialogut dhe marrëveshjet e arritura deri më tani që kishin filluar në mars të 2011-tës.
Gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, të gjithë ambasadorët perëndimorë e kanë nënvizuar shumë herë nevojën e implementimit të marrëveshjes për “Menaxhim të integruar të kufijve/Pikave të Kalimit”, IBM.
Serbia ka qenë shumë afër heqjes dorë nga kjo marrëveshje në përgjithësi, shkruan gazeta duke cituar zëdhënësen e Ashtonit, Maja Kocijançiçin që do tu kërkohet njejtë sikurse i është kërkuar Thaçit që marrëveshjet e arritura, përfshirë edhe atë për kufijtë të implementohen.
Pushtetarët e rinj serbë u kanë thënë zyrtarëve të tri shteteve, SHBA-ve, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe se IBM është një marrëveshje të cilën ata nuk e duan më. Serbia thjeshtë nuk mund të pajtohet që policë serbë e shqiptarë të kontrollojnë së bashku kufijtë e veriut, ka qenë arsyetimi i zyrtarëve serbë.
/rg/shqiptarja.com/
