Daçiç në Kosovë: Merrni pushtetin 
dhe punoni për Serbinë

Daçiç në Kosovë: Merrni pushtetin <br />dhe punoni për Serbinë
GRAÇANICË -  "Merreni pushtetin dhe punoni për Serbinë” është kërkesa që kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç u ka bërë qytetarëve serbë, të mbledhur në Graçanicë për të pritur atë, bën të ditur "Koha Ditore" në Kosovë.  Ai kërkoi nga serbët të dalin në zgjedhje dhe të jenë pjesë e organeve, pasi që sipas tij vetëm me fitimin e komunave do të jenë më të fuqishëm. “Serbia ju fton që të votoni listat serbe, pasi vetëm ashtu do të jetë më e fuqishme në Kosovë”  tha Daçiç, transmeton KTV. Vizita ime është për qëllim besimi, është e vërtet që kam ardhur, pasi unë besoj në Serbi”, ka thënë Daçiç. Para se t’i drejtohej turmës në qendër të Graçanicës, Daçiç vizitoi manastirin e Deçanit. Ndërsa më herët, kur ka folur para gazetarëve ai është pyetur nëse do të votojë në Kosovë. Daçiç ka thënë se "nuk mund ta bëjë këtë, pasi janë zgjedhje lokale". "Unë nuk kam vendbanim në Kosovë, por kur të jenë zgjedhjet parlamentare unë gjithsesi do të votoj", ka theksuar Daçiç. Vizita e tij po përcillet në masa të rrepta sigurie.
 
DAÇIÇ NUK FLET NË TUBIMIN PARAZGJEDHOR
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili sot qëndroi në Graçanicë, e ka vlerësuar vizitën e tij si mjaft të rëndësishme, raporton Kohavisioni. “Kjo është vizitë mjaft rëndësishme. Ne së pari, dëshirojmë të përçojmë mesazhin e paqes dhe mesazhin e një jete të përbashkët. Në anën tjetër, është mesazh se Serbia kujdeset për popullin e saj, për qytetarët e saj dhe se kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Gjithçka tjetër, natyrisht, është çështje e politikës ditore. Për ne është e rëndësishme që serbët të jenë të bashkuar”, ka theksuar ai. Daçiç ka shtuar se nuk do të marrë pjesë në tubimin zgjedhor të Listës serbe. “Nuk më takon mua të marr pjesë në tubime partiake, por është e qartë se kënd e mbështet Serbia”, ka thënë Daçiç. Ndërsa, i pyetur nëse do të votojë në Kosovë, ai ka thënë se nuk mund ta bëjë këtë, pasi që janë zgjedhje lokale. Unë nuk kam vendbanim në Kosovë, kështu që kur të jenë zgjedhjet parlamentare, unë gjithsesi do të votoj, ka theksuar ai. Ndërkohë simpatizantët e Iniciativës Qytetare Srpska, të cilët morën pjesë në miting, kanë hyrë në Manastir, duke brohoritur “Serbia” dhe “Kosova është zemra e Serbisë”, për të takuar Daçiçin. 

dacic
(Në foto: Kryeministri serb Daçiç në manastirin e Graçanicës).

ORA 13:23 - DAÇIÇ ARRIN NË GRAÇANICË, NUK PRONONCOHET PËR MEDIAT KOSOVARE
Kryeministri serb, Ivica Daçiç sot po qëndron në Kosovë. Ai ka marrë leje nga institucionet e Kosovës të vizitojë vetëm Graçanicën. Vërehen masa të shtuara të sigurisë, raporton gazetarja e KTV-së, Arta Avdiu. Sipas saj, në rrugën që të çon për Graçanicë  çdo 10 metra gjendet nga një patrullë e Policisë së Kosovës. Ndërkaq, në hyrje të Gracanicës rruga është  e bllokuar nga Policia e Kosovës, të cilët orientojnë qytetarët të përdorin rrugët alternative. Qendra e Graçanicës është mbushur me qytetarë dhe flamuj serbë. Në qendër të Graçanicës është përgatitur një podium, ku Iniciativa Qytetare Serbe pritet të nisë mitingun e saj zgjedhor. Ende nuk dihet nëse Daçiç do t’i bashkohet këtij mitingu për t’iu drejtuar qytetarëve, apo vetëm do të vizitojë manastirin, për çfarë edhe e ka marrë lejen nga institucionet e Kosovës.

KTV-ja ka tentuar të kontaktojë zv. kryeministrin Hajredin Kuçi për ta pyetur nëse do ta lejojnë Daçiçin të marrë pjesë në aktivitetin e Iniciativës Qytetare Serbe, por ai nuk është përgjigjur në telefon. Kryeministri serb, Ivica Daçiç sot po qëndron në Kosovë. Ai ka marrë leje nga institucionet e Kosovës të vizitojë vetëm Graçanicën. Vërehen masa të shtuara të sigurisë, raporton gazetarja e KTV-së, Arta Avdiu. Sipas saj, në rrugën që të çon për Graçanicë çdo 10 metra gjendet nga një patrullë e Policisë së Kosovës. Ndërkaq, në hyrje të Gracanicës rruga është  e bllokuar nga Policia e Kosovës, të cilët orientojnë qytetarët të përdorin rrugët alternative. Qendra e Graçanicës është mbushur me qytetarë dhe flamuj serbë. Në qendër të Graçanicës është përgatitur një podium, ku Iniciativa Qytetare Serbe pritet të nisë mitingun e saj zgjedhor. Ende nuk dihet nëse Daqiq do t’i bashkohet këtij mitingu për t’iu drejtuar qytetarëve, apo vetëm do të vizitojë manastirin, për çfarë edhe e ka marrë lejen nga institucionet e Kosovës.
KTV-ja ka tentuar të kontaktojë zv. kryeministrin Hajredin Kuçi për ta pyetur nëse do ta lejojnë Daçiçin të marrë pjesë në aktivitetin e Iniciativës Qytetare Serbe, por ai nuk është përgjigjur në telefon. Kryeministri serb  nuk ka pranuar të deklarohet për mediat e Kosovës, derisa pas një prononcimi për një media të Serbisë ka hyrë në Manastir. Mediat  e Kosovës nuk po lejohen të përcjellin aktivitetin e tij brenda në manastir. Vizita e Daçiçit në Kosovë po përcillet në masa të rrepta sigurie.

ORA 12:05 - DAÇIÇ NË GRAÇANICË DO PRITET ME KANATIERE “SRPSKA”
 Qytetarë të Graçanicës janë tubuar sot në qendër të qytezës për të pritur kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç, i cili sot duhet të arrijë për vizitë në manastirin e atyshëm, ndërsa është paralajmëruar edhe tubimi elektoral i Iniciativës Qytetare Srpska. Sipas paralajmërimeve zyrtare, Daçiçi do të arrijë për vizitë në manastirin e Graçanicës në orën 13:00.
Sipas gazetës Blic, shumica e të tubuarve në qendër të qytezës janë njerëz të rinj, të cilët bartin kanatiere me mbishkrimin “Unë jam zyrtar i Serbisë” dhe “Srpska”, duke aluduar në Iniciativën Qytetare Srpska, e cila ka paralajmëruar mbajtjen e tubimit elektoral për ë orën 13 e 30 minuta. Kjo iniciativë, bartës i listës të së cilës është Vlladeta Kostiq, pret q në tubim, por edhe për arsye të ardhjes së Daçiqit, do të grumbullohen mbi 5 000 serbë nga territori i Kosovës. Raportohet se skaj rrugës nga e cila do të kalojë kryeministri i Serbisë, janë pozicionuar patrullat e policisë së trafikut dhe policë të tjerë, pastaj monitorues të KFOR-it dhe pjesëtarë të EULEX-it. Në qendër të Graçanicës janë ekspozuar flamuj serbë, ndërsa është vendosur edhe bina e stolisur me balonë me ngjyra të flamurit serb. Pritet që trafiku gjatë këtij tubimi parazgjedhor të ndërprite.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin