Daçiç: Nga Serbia do të kërkohet njohja faktike e Kosovës

Daçiç: Nga Serbia do të kërkohet njohja faktike e Kosovës
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të socialistëve në Beograd Daçiq ka thënë se “kjo nënkupton se askush nuk do të na detyrojë ta njohim pavarësinë e Kosovës veçse do të na imponojnë vendimet që do të nënkuptojnë se ajo është vend sovran dhje i pavarur dhe për këtë, kujtoj, se janë të vetëdijshme të gjitha partitë –DS (e Tadiqit) dhe SNS (e Nikoliçit).

Politika mbi “Kosovën e Metohinë”, (emërtim i Kosovës si pjesë e Serbisë sipas preambulës në Kushtetutën e Serbisë) ka shtuar krye-socialisti serb, duhet të jetë reale dhe e mbështetur në jetën reale dhe interesat e popullit serb në “krahinë”.

 “Jemi bërë rob të së kaluarës për shkak të së cilës mund ta humbim edhe të tashmen edhe të ardhmen e popullit në Kosovë e Metohi. Ata të cilët thonë se Serbia mbrohet në Prizren dhe Gjakovë, nuk po donë të thonë se s’duan ta mbrojnë Serbinë në Mitrovicë dhe Zubin potok, sepse dëshirojnë që linja administrative të bëhet kufi” ka cekur Daçiç.

Ai ka vlerësuar se Serbia nevojitet ta braktis konceptin e politikës që e ka ndaj Kosovës, sepse ai është “i pavolitshëm. Duhet të dimë çka mbrojmë dhe çka po duam dhe atë lypset ta mbrojmë. Ne sot as nuk dimë çka po duam as çka të mbrojmë. E dëshirojmë qeverinë e cila të gjithëve në Evropë do tu thotë çka janë interesat tona kombëtare” ka
nënvizuar Daçiç.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës