Fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë për Kosovën nuk ka rëndësi për Serbinë, sepse Serbia nuk e pranon Kosovën as me pavarësinë e mbikëqyrur ose pa mbikëqyrje, tha sot kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, duke shtuar se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur akoma, shkruan Zëri duke cituar gazetën serbe Blic.
Daçiç tha se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën, në mënyrë që të përcaktojnë problemet e tyre dhe të punojnë për të eliminuar ato.
Ai gjithashtu ka thënë se rrëfimet për njohjen e pavarësisë së Kosovës për të arritur anëtarësimin e Serbisë në BE janë “çmenduri” dhe se kusht i vetëm është relaksimi i raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Si mund të jetë kusht pranimi i pavarësisë së Kosovës kur ekzistojnë edhe vende brenda BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të këtillë. Një relaksim sa më i gjerë i raoporteve dhe zgjidhja e problemeve që pamundësojnë jetën normale të qytetarëve në Kosovë, është kusht”, ka thënë Daçiç, transmeton Blic.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com