Daçiç: Nuk e kemi shitur Kosovën
për të filluar negociatat me BE

Daçiç: Nuk e kemi shitur Kosovën <br />për të filluar negociatat me BE
Kryeministri serb ka vlerësuar se firmosja e marrëveshjes së Brukselit është vendim historik dhe nuk është e saktë se kreu i shtetit e ka shitur Kosovën për shkak të marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE. Ai ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes me Prishtinën është shpëtuar “ajo që ka mund të shpëtohet“, njëkohësisht duke vlerësuar si farsë qëndrimin e një pjese të opinionit se ”Kosova është shitur për hir të datës”.

Daçiç ka thënë se hyrja në BE është interes kombëtar e shtetëror i Serbisë, ”sepse ky popull duhet të jetojnë më mirë, sepse Rusia është larg, sepse nuk mundemi vetëm tër rrethuar me NATO-n dhe BE dhe sepse nuk mund të kemi të ardhme më të mirë jashtë integrimeve ”. Mirëpo ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në negociatat me BE mbi anëtarësimin të paraqiten edhe kushte të reja, dhe prandaj “duhet luajtur mirë lojën“.

Daçiq ka thënë se kemi marrë garanci nga ata që komandojnë, e kjo është se ushtria e Kosovës nuk guxon të vjen në veri. Kjo është hera e parë që kemi marrë garanci të tilla personalisht nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen, e ka qenë e pranishme edhe përfaqësuesja e lartë e BE, Catherine Ashton.

Ai ka sqaruar se ushtria e ardhshme e Kosovës “apo cili do formacion tjetër mund të hyjë në territorin e katër komunave vetëm me pëlqimin e KFOR-it, respektivisht NATO-s në rast të ndonjë katastrofe dhe atë me pëlqimin e serbëve, dhe ka shtuar s enuk kemi m undur ta trillojmë një garanci më të madhe“.

Ai ka thënë se ndoshta do të na urrejnë por gjeneratat e ardhshme do të na respektojnë që e kemi arritur këtë zgjidhje sepse është më mirë të evitojmë stuhinë e ardhshme në Kosovë e më pas të mbajmë lutje fetare." Kjo qeveria e ka marrë përgjegjësinë, secili mund të sakrifikohet personalisht por askush nuk ka të drejtë ta sakrifikojë gjithë popullin. I tërë populli serb është sakrifikuar gjatë njëqind viteve të kaluara“, ka theksuar Daçiç.

Marrë nga RTK
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024