Daçiç: Përgjigje reciproke
dhunës ndaj serbëve të Kosovës

Daçiç: Përgjigje reciproke <br />dhunës ndaj serbëve të Kosovës
BANJA LUKA – Kryetari i partisë socialiste serbe Ivica Daçiç, i cili mban ende postin e ministrit të brendshëm, tha se Serbia duhet t’i përgjigjet në mënyrë reciproke dhunës së ushtruar mbi serbët në veri të Kosovës.

“Duhet të përgjigjemi reciprokisht. Kështu janë marrëdhëniet në komunitetin ndërkombëtar. Dhe ata që flasin për këtë, të kenë kujdes për çfarë reciprociteti flasin. Nëse dikush mendon që mund të sulmojë serbët në veri të Kosovës dhe të dalë i pandëshkuar, atëherë ne nuk kemi një politikë shtetërore”, tha Daçiç për gazetarët në Banja Luka, Republika Srpska, ku ndodhet për një vizitë.

Daçiç theksoi se Serbia duhet të ketë pozicione të qarta, si për çështjen e Kosovës ashtu edhe për çështje të tjera, përfshirë Republika Srpska. Por ngaqë Serbia nuk ka pozicionim të qartë, “prandaj gjërat shkojnë çdo herë në drejtimin e gabuar”, tha Daçiç.

Ivica Daçiç është aktualisht i angazhuar në krijimin e një mazhorance qeverisëse në parlament me demokratët e Boris Tadiç. Negociatat kanë ngecur në lidhje me partinë e tretë që do duhet t’i bashkohet shumicës (liberaldemokratët apo Krahinat e Bashkuara të Serbisë), ndërkohë që presidenti i ri Nikoliç ka lënë kohë deri të hënën për parlamentin që të negociojë se kush do mund të krijojë një qeveri. Gjatë takimit me presidentin e republikës së vetshpallur Srpska, Daçiç shprehu mosaprovimin e tij për një koalicion qeverisës me liberaldemokratët për arsye të qëndrimeve antinacionaliste të liderit të kësaj partie Jovanoviç.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza