Daçiç: Pa zgjidhje për Veriun
nuk heqim institucionet paralele

Daçiç: Pa zgjidhje për Veriun<br />nuk heqim institucionet paralele
SERBI - Tani vjen pjesa me e vështire e dialogut me Kosovën. Kështu ka thënë sot kryeministri serb Ivica Daçiç, pak ditë para takimit të radhës me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

Daçiç ka bërë me dije se në fazën e tanishme të dialogut me Prishtinën do të diskutohet çështja e institucioneve paralele serbe në Kosovë. Por çështja e institucioneve paralele ka paralajmëruar Daçiç, nuk mund të zgjidhet pa zgjidhur statusin e veriut të Kosovës.

‘Pa një marrëveshje për komunitetin e bashkive serbe, Serbia nuk e ka të drejtën morale ose politike që të shpërbëjë institucionet e saj në Kosovë, megjithëse atje veprojnë pak të tilla”, -tha Daçiç duke folur për gazetarët në një qytet të Serbisë qendrore.

“Interesi ynë është që ai territor të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme, do të thotë që serbët të kenë të drejtat e tyre, gjë që është e pamundur pa pasur ata institucionet e tyre dhe vetëqeverisje”, tha Daçiç sipas agjencisë Tanjug.

Kryeministri serb shtoi se pala serbe është me qëndrime të njëjta përsa i përket vazhdimit të dialogut, bazuar mbi Platformën dhe Rezolutën e aprovuar nga institucionet serbe në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Redaksia Online
(e.p/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë