Daçiç: S'ka bisedime në Bruksel
nëse s'na lejojnë hyrjen në Kosovë

Daçiç: S'ka bisedime në Bruksel<br />nëse s'na lejojnë hyrjen në Kosovë
BEOGRAD - Kreu i qeverisës serbe, Ivica Daçiç paralajmëroi Brukselin se do të ndërpresë pjesëmarrjen në bisedime, në rast se Prishtina nuk do t’iu lejojë zyrtarëve serbë, që të vizitojnë Kosovën deri në fund të fushatës zgjedhore, publikoi gazeta Politika e Beogradit.

“E kam paralajmëruar Brukselin, por edhe ambasadorët e vendeve të Quintit që vendimi i Prishtinës është skandaloz dhe se paraqet goditje procesit paqësor”, tha ai për gazetën beogradase.

Zëvendëskryeministri kosovar, Hajredin Kuçi deklaroi se që nga nesër, kur fillon fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë, asnjë zyrtari nga Serbia nuk do t’i lejohet të hyjë në Kosovë deri më 1 nëntor, kur përfundon fushata.

“Në qoftë se unë si nënshkrues i marrëveshjes së Brukselit dhe përfaqësuesit e qeverisë, të cilët e kanë mbështetur dhe kanë punuar në implementimin e asaj marrëveshje, nuk mundemi të shkojmë në Kosovë dhe të ftojmë serbët për të dalë në zgjedhjet lokale, atëherë shtrohet pyetja e pjesëmarrjes sime të mëtutjeshme në dialog”, tha Daçiq, transmeton Koha.

Sipas kryeministrit serb, me këtë lëvizje të Prishtinës është vënë në pyetje edhe kredibiliteti i Brukselit, si ndërmjetës në këtë dialog.

Daçiçi po ashtu paralajmëroi e autoritetet serbe nesër do të bisedojnë për hapat e mëtejshëm dhe se do të kërkojnë qëndrimin e BE-së për këtë çështje.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore