Daçiç: S'njohim Kosovën, të zgjidhet
çështja e strukturave paralele

Daçiç: S'njohim Kosovën, të zgjidhet<br />çështja e strukturave paralele
WASHINGTON - Kryeministri i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia nuk do ta njoh Kosovën, por ka bërë të ditur se problemi i institucioneve paralele duhet të zgjidhet.

Daçiç në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ka thënë se të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë këtu pra edhe Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, mbështesin vazhdimin e dialogut Prishtinë - Beograd.

Kryeministri serb Daçiç po qëndron këto ditë për vizitë zyrtare në Uashington, për t'u takuar me zyrtarë shtetërorë amerikanë.

I pyetur se çfarë pret nga Uashingtoni kur është fjala për Kosovën, Daçiç ka thënë se nuk duhet të priten ndryshime spektakolare në këtë fushë.

“Është e qartë që ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën. Në anën tjetër, Serbia edhe më tutje është duke u munduar të gjejë zgjidhje në atë mënyrë që të mendohet se jeta në Kosovë do të jetë e organizuar në aso kushte që Serbia të mos ta njohë pavarësinë dhe si të gjinden modalitete për zgjidhjen e problemit të paralelizmit institucional”, ka thënë Daçiç.

Duke folur për takimin e presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologut të saj serb, Tomisllav Nikolliç, Daçiç ka thënë se pavarësisht qëndrimeve të kundërta, takimi i jep mbështetje dialogut.

"Nëse çështjen e statusit e lëmë anash dhe nëse duam që problemet në Kosovë t'i zgjidhim në formë operative dhe praktike, posaçërisht paralelizmin institucional, është e domosdoshme që në kuadër të platformës dhe rezolutës sonë të gjinden zgjidhjet e pranueshme si për Prishtinën, ashtu edhe për serbët që jetojnë në Kosovë, e ky do të jetë synimi ynë në periudhën e ardhshme", ka thënë Daçiç.

Daçiç dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdojnë bisedimet në nivel kryeministrash më 19 dhe 20 shkurt. Bisedimet zhvillohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përfaqësuesja e lartë e të cilit, Catherine Ashton, javët e ardhshme të dialogut Kosovë - Serbi i ka cilësuar si "kritike".

(sg/europaelire/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës