Daçiç: Thaçit nuk ia dhashë dorën
Dialogu jo për statusin e Kosovës

Daçiç: Thaçit nuk ia dhashë dorën <br />Dialogu jo për statusin e Kosovës
BEOGRAD - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi ditën e sotme se qeveria serbe do të nisë të dielën punimin e një platforme për negociatat me Prishtinën. Daçiç theksoi se do të shtrëngojë duart me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, vetëm kur negociatat të kenë mbaruar me sukses. Kryeministri serb deklaroi përpara gazetarëve se dialogu me Prishtinën nuk do të jetë rreth statusit të Kosovës, por rreth zgjidhjes së çështjeve konkrete. Sipas tij çështjet përfshijnë personat e zhdukur, të drejtat e serbëve në veri dhe në jug të Kosovës, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, kishës dhe privatizimit. Daçiç shtoi se institucionet e opozitës kulturore dhe shkencore duhet të marrin pjesë në hartimin e platformës.

Për takimin që patën të premten në Bruksel mes Kryeministrit Thaçi dhe Catherine Ashton, Daçic sqaroi: “Ishte një takim pa asnjë protokoll. Nuk ka pasur plane për të shtrënguar duart dhe as simbole shtetërore. Ju e dini që unë mbaj gjithmonë flamurin serb në jakën e xhaketës time. Thaçi kishte diçka të njëjtë me shenjat e Kosovës, por vura re që e imja ishte me e madhe. Gjithsesi, atmosfera e takimit ishte shumë konstruktive”.

Nga ana tjetër Boris Tadiç, lideri i Partisë Demokratike Serbe, deklaroi për Radio Televizionin e Serbisë: "Kjo është shumë mirë. Unë nuk dua të veproj si Daçiç, që shpalli shtrëngimin tim të duarve me Thaçin një humbje të politikës sonë shtetërore. Kjo është e mirë dhe ne duhet të vazhdojmë rrugën. Unë shpresoj se dikush e kupton arsyen se pse pas takimit të sotëm unë shtrëngova duart me Thaçin”. Tadiç përsëriti se Serbia nuk mund të zgjidhë çështjen e Kosovës pa BE dhe pa qenë në rrugën e BE-së.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës