Daçiq: Zgjedhjet në Kosovë, diskutim i mbyllu

Daçiq: Zgjedhjet në Kosovë, diskutim i mbyllu
Ivica Daçiq, zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministër i Punëve të Brendshme ka deklaruar të mërkurën mbrëma në Kralevë se
kryetarja e parlamentit i ka shpallur zgjedhjet në Kosovë dhe me këtë çdo diskutim rreth kësaj ka marrë fund, pavarësisht trysnive nga bashkësia
ndërkombëtare që zgjedhjet të mos shpallen edhe për territorin e Kosovës.
Daçiq i cili vie nga partia SPS e kasapit Millosheviç, ka thënë se Serbia nuk do të bisedojë nëse do të duhej të shpallën zgjedhjet në "Kosovë e Metohi", sepse deri tani ato zgjedhje janë mbajtur këto 12-13 vjet dhe nuk ka arsye të ishin të diskutueshme tani”. 

Lidhur me deklaratën e raportuesit të Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin se do të ketë telashe nëse Serbia i mbanë zgjedhjet në Kosovë, Daçiq ka thënë se kjo nuk është pyetje në të cilën përgjigje duhet të jap Kacin.

“A thua vallë shteti ynë duhet ta pyes dikë jashtë Serbisë nëse do t’i shpallë zgjedhjet. Ne jemi shtet, sovraniteti i të cilit duhet të respektohet. Kurse Kosova nuk është shtet, të paktën deri më tash nuk është i njohur nga ana e Kombeve të Bashkuara” ka cekur Daçiq.
Daçiq ka thënë se pasi Serbia  insiston në Rezolutën 1244, dhe zgjedhjet lokale do të shihet domosdoshmëria e bashkëpunimit me UNMIK-un.
Por “kur është fjala mbi zgjedhjet presidenciale ose parlamentare, nuk ka dilema”, ka vlerësuar Daçiq.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë