Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka kërkuar që SHBA dhe BE të reagojnë pas deklaratave të Ramës dhe Thaçit për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
 
Deklaratat e Ramës, Thaçi dhe Musliut tregojnë se ‘Shqipëria e Madhe’ është synimi i gjithë shqiptarëve.
 
Sot Musliu kërkon që Shqipëria të jetë deri në Nish, por nesër mund të kërkojë të jetë në Shkup, Ulqin apo Epir.
 
Nëse BE, SHBA, Britania e Madhe nuk reagojnë kur Shqipëria të ketë arritur në Nish, atëherë ato do jenë përgjegjës për pasojat
”- deklaroi ai.
 
Kryetari i Bujanovcit, Jonuz Musliu deklaroi sot se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është i pakuptimtë pa bashkimin e Luginës së Preshevës, pa Medvegjën, Bujanocit e Preshevës. 

Rama dhe Thaçi deklaruan se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse prespektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

dy.b/shqiptarja.com