Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka kritikuar reagimin e bërë nga ministrja e Jashtme shqiptare, Olta Xhaçka gjatë ditës së djeshme ku shprehej hapur mbështetja ndaj Kosovës dhe kërkesa për heqjen e barrikadave të vendosura nga grupet kriminale.
Nëpërmjet një deklarate për mediat serbe, Daçiç akuzoi Xhaçkën se po e inkurajonte Kurtin për të bërë provokime ndërsa sipas tij duhet t’i kujtonte kryeministrit të Kosovës se ka detyrim ndërkombëtar të zbatojë marrëveshjen e Brukselit dhe Rezolutën 1244 e cila sipas tij nuk e lejon Kosovën të dërgojë trupa të armatosura në veri të vendit.
“Ajo në asnjë fjalë nuk i ka kujtuar Kurtit se e ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet tjera relevante, obligimin për formimin e Unionit të Komunave Serbe, për të mos dërguar njësitet të armatosur shqiptare në veri dhe jo të arrestojnë serbët vetëm se janë serbë”, tha Daçiç.
Sipas tij barrikadat janë rezistencë politike paqësore kundër terrorit ndaj popullit serb.
Ditën e djeshme ministrja e për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se barrikadat në veri të Kosovës ishin vënë nga grupe kriminale serbe dhe se nuk kanë lidhje me asnjë zemërim popullor. Mes të tjerash ajo kërkoi depërshkallëzim të tensioneve, duke shprehur mbështetjen për Kosovën.
O mos i prishni punët me shkie se posa i keni qitë në terezi! Nuk ju vjen më Goran Bregovici me ju knu, vetëm kallashnikovët ju vijnë me ushtarët shkie. Mjerët ju që kurr nuk ditët çka është kombi.....
Përgjigju