Tensionet në veri, qeveria shqiptare: Jemi me Kosovën! Të shqetësuar nga përshkallëzimi i situatës! Barrikadat të vendosura nga grupet kriminale

Tensionet në veri, qeveria shqiptare: Jemi me Kosovën! Të shqetësuar nga përshkallëzimi i situatës! Barrikadat të vendosura nga grupet kriminale

Barrikadat në veri të Kosovës

Situata mjaft e tensionuar në veri të Kosovës është cilësuar si krizë e tejzgjatur nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Ministria e Jashtme e Shqipërisë është shprehur se barrikadat në veri nuk janë vendosur nga revolta e popullit por nga grupet kriminale. Në një reagim në rrjetin e saj social, Tëitter Xhaçka shkruan se këto skena të rikujtojnë ditët e errëta të viteve 90 në periudhën e regjimit jugosllav.

Ministrja shprehet se nuk është momenti dhe as koha për të kryer kërcënime ushtarake. Shqipëria është së bashku me Kosovën në këtë situatë të vështirë.

“Po ndjekim me keqardhje minutë pas minute shfaqjen e një krize të tejzgjatur në mënyrë artificiale në veri të Kosovës dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallezimi i tensioneve.

Barrikadat që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq, nuk po pengojnë thjesht vijimin normal të jetës. Ato janë po ashtu skena që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990 të cilat rajoni ynë i ka lënë pas njëherë e mirë bashkë me ish Jugosllavinë që shkoi e vate.

Për pak vjen viti 2023! Kjo nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo për sulme të papranueshme kundër Policisë së Kosovës, KFOR dhe Policisë së EULEX. Kjo është koha për dialog dhe bashkëpunim. Kjo përballje e rrezikshme duhet të marrë fund dhe autorët duhet të nxirren përpara drejtësisë.

Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikatat e as grupet kriminale që refuzojnë t'i largojnë ato. Të luash me zjarrin  është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë.”- shkroi Xhaçka.

Ditën e sotme ka pasur edhe një protestë nga një grup qytetarësh kanë protestuar sot në Tiranë para ambasadës së Serbisë.

Për tensionet në veri të Kosovës ka reaguar edhe opozita në Shqipëri ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës dhe nënvizon se po kërcënohet paqja. Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku nënvizon se vendosja e barrikadave në veri është thjesht plani i Serbisë për të ndarë Kosovës. Kurse Fatmir Mediu e quan pozicion të papranueshëm, qëndrimin e deritanishëm të Shqipërisë në lidhje me situatën në Kosovë. Mediu shkruan në rrjetet sociale se vendosja e mbi 5000 trupave Serbe në kufi me Kosovën me gjthë mjetet luftarake është qartësisht agresioni ushtarak, është e njëjta sjellje si e Rusisë me Ukrainën.

Përshkallëzimi i tensioneve në veri: 

Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë. Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka diskutuar më 26 dhjetor për situatën e krijuar në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe. Qeveria tha se është në komunikim të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe po pret që ata të veprojnë, duke theksuar që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet për të hequr barrikadat.

G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Gjermanët për të prishur ecurinë negative, sot Bayern Munich - Real Madrid në Champions League

Gjermanët për të prishur ecurinë negative, sot Bayern Munich - Real Madrid në Champions League