Takimi mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq në Bruksel është konfirmuar për datën 27 shkurt. Por, kryediplomati serb Daçiç beson që s’do të ketë kurrfarë negociate pa Asociacionin. Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, është shprehur se qëndrimi i Beogradit në lidhje me dialogun me Kosovën është “kristal i qartë” dhe se nuk do të ketë bisedime të mëtejshme pa u përmbushur Marrëveshja e Brukselit.
Daçiq u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohja janë të papranueshme. Shefi i diplomacisë serbe i dha këto deklarata në Konferencën e Sigurisë në Mynih pas një paneli që ishte i mbyllur për publikun.
“Ishim nën presion nga Angela Merkel, Hillary Clinton dhe Catherine Ashton dhe krejt BE-ja kur Thaçi dhe unë e nënshkruam atë marrëveshje (të vitit 2013) vetëm për të pritur 11 vjet më vonë që Kurti të thoshte se nuk ishte i interesuar për të.” – u shpreh ai.
“Ajo çka ne mendojmë është se Kurti nuk do të arrijë kurrë deri në formimin e Ascoacionin të Komunave me Shumicë Serbe...” – ka vazhduar më tej ai.
Ai foli edhe për pozicionin e Serbisë pas luftës në Ukrainë, duke thënë se situata bëhej e pakëndshme pasi BE-ja i kërkonte Sebisë ta përshtaste politikën e saj me politikën e jashtme të BE-së në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë.