Daçiç: S'do të shuhen të gjitha
ëndrrat tona për BE dhe Kosovën

Daçiç: S'do të shuhen të gjitha <br />ëndrrat tona për BE dhe Kosovën
SERBI - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje të pranueshme me Kosovën, nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve me Prishtinën.

“Ashtu siç qëndron situata tani – jo, sepse nuk kemi ardhur deri te momenti kur duhet të vazhdojmë bisedimet. Në Bruksel do të shkohej ose për vazhdimin e bisedimeve ose për nënshkrimin e marrëveshjes”, ka thënë Daçiç transmetojnë mediat serbe.

Ai ka thënë se 16 prilli, kur shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i dorëzon raportin Komisionit Evropian, nuk është “Dita D” për integrimet evropiane të Serbisë.

“Nuk do të jetë 16 prilli ‘Dita D’ dhe nuk do të shuhen të gjitha ëndrrat tona për BE-në dhe Kosovën. Do të agojë edhe 17 prilli”, ka thënë Daçiq. Ai ka thënë se, tani për tani, nuk ka asgjë të re në dialogun e Beogradit me Prishtinën dhe se Serbia kërkon që propozimi i ofruar për marrëveshje, të përmirësohet.

Autoritetet serbe kanë thënë se propozimi i Brukselit nuk parasheh përgjegjësi ekzekutive për asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Prishtina, në anën tjetër, ka thënë se nuk do të lejojë kompetenca të tilla për këtë mekanizëm. Mungesa e marrëveshjes, Serbisë mund t'i kushtojë me mosmarrjen e datës për anëtarësim në BE.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset