BEOGRAD – Kryeministri serb, Ivica Daçiç është shprehur se Serbia do të hyjë më shpejt në BE se çdo vend tjetër europian, duke nënvizuar se kjo shpejtësi e përparimit drejt BE do të varet nga impenjimi dhe serioziteti që do të shfaqet në negociata.
''Jam tërësisht i bindur se do të bëhemi anëtarë të BE më shpejt se kushdo tjetër'', ka thënë Daçiç në një konferencë për shtyp në Beograd të nesërmen e rrugës së lirë në çeljen e negociatave në Bruksel në 21 janar 2014. Negociatën më të shpejtë me Brukselin e ka pasur Sllovakia, me një periudhë 5-6 vjet dhe Serbia është në gjendje të bëjë të njëjtën gjë. Ajo që për vite e dekada ka qenë një ëndërr tashmë nis të bëhet realitet – ka thënë më tej Daçiç për të cilin “qeveria e tij jo vetëm ka hapur portën e Europës, por tashmë ka bërë një hap në brendësi të saj”.
''Kemi mbajtur premtimet'', ka thënë Daçiç, i cili ka falenderuar anëtarët e tjerë të qeverisë së tij e në veçanti zv/kryeministrin, Aleksandar Vuçiç, si dhe Catherine Ashton, shefen e diplomacisë BE që ishte ndërmjetësuese në dialogun mes Tiranës dhe Prishtinës. “Kishte shumë kohë që një negociator ndërkombëtar nuk kishte një qasje të tillë kaq objektive ndaj Serbisë”, thotë Daçiç. (ANSA)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lame: BE me dy standarde,Serbia kurrë falje për krimet