TIRANE - PS do të ketë një kandidaturë të vetën për president. Kjo është konfirmuar në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS mbrëmjen e kësaj të enjteje nga deputetja e PS Arta Dade. Mbledhja e grupit parlamentar të PS vjen menjeherë pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme mes kreut te PS Rama dhe ish kryetarit socialist Fatos Nano.Burima nga selia rozë bëjnë të ditur për shqiptarja.com se Rama ka informuar deputetët mbi takimin me Nanon por dhe për nisjen e negociatave me partitë e tjera për Presidentin. Në përfundim Arta Dade në përgjigje të interesimit të gazetarëve la të kuptohej qartë se nga PS do ketë emra konkretë për Presidentin. Ajo rikonfirmoi edhe njëherë qëndrimin e opozitës se per PS më I rëndësishëm se emri është procesi.
(ns/shqiptarja.com)