Dafina kontrollon komentet në rrjetet sociale

Dafina kontrollon komentet në rrjetet sociale
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka qenë pre e kritikave të shumta për stilin e saj sidomos vitin e fundit, duke u krahasuar me këngëtaren Rihanna. Ajo është kritikuar shumë shpesh për kopjim.
 
Në forume e portale të ndryshme, sa herë që flitet për Dafinën, veç fjalëve të mira ka edhe komente negative, por kjo nuk mund të thuhet për rrjetet sociale që i menaxhon vet ajo, e sidomos për rrjetin Instagram.
 
Fotografitë që Daffy çdo ditë i publikon në Instagram marrin vetëm komplimente dhe aty nuk mund të hasësh asnjë koment kritikues. Kjo për faktin se me gjasë, këngëtarja është shumë e kujdesshme për të “eliminuar” komente në disafavor të saj, -shkruhet në sajtet e mediave kosovare për Dafinën.

dafina zeqiri
 
Në dy fotografi të publikuara së fundmi, duket se Dafina është “ngacmuar paksa” nga ata që mendojnë se stili i saj nuk është origjinal por ato komente nuk mund t'i shohësh më. Ajo çfarë shihet janë disa kundërpërgjigje të zjarrta të fansave të saj drejtuar personit që ka komentuar dhe kritikuar këngëtaren.
 
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë , pasi shpeshherë në fotografi të ndryshme mund të shohësh kundërpërgjigje të fansave besnik të këngëtares, por jo edhe komentet negative ndaj saj.

(J.H/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron