Po flitet prej kohësh për lidhjen midis këngëtares bukuroshe Dafina Zeqiri dhe këngëtarit të grupit Skillz Ledri. Por mesa duket Dafina, ka preferuar ta mos ta bjë publike jetën e saj private, duke mos komentuar nëse është e lidhur me Ledrin. Sipas një burimi anonim, ajo është parë në një market në Prishtinë duke u puthur me reperin e njohur, por asnjëri nuk flet për këtë, vetëm se shihen gjithmonë bashkë. Këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri, do të promovojë së shpejti edhe albumin e saj të ri, dhe ka premtuar që do të këndojë ”live.”

SU/shqiptarja.com