Dafina Zeqiri: Marrëdhënia ime me
French Montanën, ma punuan keq shokët

Dafina Zeqiri: Marrëdhënia ime me<br />French Montanën, ma punuan keq shokët
Në një intervistë për ‘Telegraf’, këngëtarja Dafina Zeqiri, ka rrëfyer për suksesin ndërkombëtar të ‘Four Seasons’ dhe projektet që ka në plan për të ardhmen. Duffy gjithashtu ka folur për marrëdhënien më mamin dhe motrën e sesi shoqëria e ngushtë ia punoi pas krahëve.

Dafina, “Four Sesons” duket se ishte një hap i mbarë për ju drejt tregut ndërkombëtar. Sa jeni e lumtur për suksesin e këtij projekti gjigant që sollët para disa muajsh?

Jam shumë e kënaqur me këngën dhe po ashtu videoklipin e “Four Seasons”. Rick Steel, menaxher dhe producent ekzekutiv,  dhe unë kemi qenë në një studio në Miami kur duke i dëgjuar disa instrumentale, ajo e “Four Seasons” na pëlqeu shumë dhe menjëherë lindi ideja të shkruajmë një tekst për katër stinët dhe si emocionet, ashtu dhe ndjenjat tona ndryshojnë bashkë me katër stinët.

Sa gjatë keni punuar rreth këngës “Four Sesons”? Dhe si arritët ta “rrëmbeni” në klip reperin e famshëm French Montanan?

Ne kemi punuar një ditë rreth këngës “Four Seasons”. Rick Steel është po ashtu producent ekzekutiv dhe shok i afërt i French Montanes që prej 10-15 vitesh. Unë e njoh Frenchin (Karim emri original), prej katër vitesh dhe jemi lidhur si familje shkak i bashkëpunimit dhe relacionit të tij me Rick Steel. Po ashtu i pëlqen zëri im dhe më ka suportuar që nga dita e parë që më dëgjoi duke kënduar në studio. Ai me kënaqësi mori pjesë në videoklip dhe priten bashkëpunime të tjera mes nesh.

“Four Sesons” është renditur lartë në disa top lista, madje në 25 këngët e sugjeruara nga VEVO. Sa ju bën të lumtur ky fakt dhe si jeni ndjerë kur keni parë që kënga po pëlqehet kaq shumë?

Kam qenë shumë, po shumë e kënaqur! Sidomos sepse unë bashkë me ekipin në Amerikë punojmë në mënyrë të pavarur dhe RNB është muzika e cila fle në shpirtin tim. Jam e nënshkruar në një etiketë të pavarur të quajtur nocion, ne ende nuk jemi në bashkëpunim me ndonjë “Major Label”.

Cili është projekti juaj i radhës pas këngës “Four Sesons”?

Është një këngë më ritmike, po ashtu këtë këngë e kemi punuar bashkë unë dhe Rick Steel, pra tekstin dhe muzikën në Miami. Në të njëjtën kohë që e incizuam edhe “Four Seasons”.

Dafinë, Aktualisht Ndodheni Në Amerikë? Na Thuaj Me Çfarë Po Merresh Më Shumë Atje Dhe A Po Të Mungon Kosova?

Aktualisht jam në përfundim të EP (Mini-Album/Pre-Album) dhe po merrem me palestër, studio dhe ushtrime të vokalit. Dhe Kosova më mungon gjithmonë, këtë herë më shumë se kurrë sepse s’kam qenë aq larg Kosovës më shume se dy muaj.

A do të jetë Dafina verës e pranishme në Kosovë për të bërë pushime dhe për të mbajtur koncerte, apo do të vazhdojë të qëndrojë në SHBA?

Ka shanse të vi në Kosovë për pushime, nuk e di ende me siguri por me gjithë dëshirën, në qoftë se më vjen mundësia do vi në Kosovë! Në qoftë se vi, ka mundësi që të organizoj ndonjë koncert me ekipin tim “Moneyz”.

Jeni veçuar shpesh për mënyrën e të kënduarit live. Sa ju pëlqen të interpretonilive dhe sa ka rëndësi këndimi live sipas jush për një këngëtar?

Këndimi live ka rëndësi shumë, sepse live tregon kualitetin, çfarë  posedon dhe pse publiku/fansat e tu të vlerësojnë me gjithë shpirt. Mua më pëlqen të perfomoj live gjithmonë!

Po në jetën private si ndjehet Dafina? E përmbushur?

Ndihem shumë më mirë se kurrë… por familja më mungon shumë!

Keni thënë shpesh herë se keni një lidhje shumë të veçantë me nënë dhe motrën tuaj? Sa të mbështesin ato dhe a arrin që të kalosh kohë të mjafuteshme në valën e shumë angazhimeve që i ke?

Ka mbi pesë muaj që s’i kam parë motrat dhe mamin dhe gjithmonë më mungojnë shumë! Mbështetja e tyre është gjithmonë shumë e fuqishme dhe ata e kuptojnë prej kur kam qenë e vogël që kam qejf të punoj shumë dhe nuk dorëzohem asnjëherë kur kam dëshirë të arrij diçka në jetën time.

Sa harxhoni kohë në rrjetet sociale dhe a ndjeni varshmëri nga to?

Mundohem të merrem me fansa sa më shumë që të mundem edhe pse kur kam punë shumë është vështirë, edhe pse nganjëherë marr pauza që të marrë kohë për vetveten sepse çdo njëri ka nevojë për pushim fizik dhe mental.

Me cilët prej kolegëve ke më shumë afrimitet, dhe ke kontakt me ta edhe kur nuk je pranë tyre?

Janë disa edhe pse mendoj që s’ka nevojë me i përmend emrat sepse ata e dinë cilët janë.

 A është gati “Supernova” e dikurshme tashmë të shpërthejë në tregun ndërkombëtar?

“Supernova” (qesh) është përgatitur mirë dhe është shumë gati për tregun ndërkombëtar!

Me cilin nga yjet ndërkombëtarë do donit të bëni një bashkëpunim?

Pasi vetëm kam bashkëpunim me French Montanen në videoklip dhe në albumin e radhës të tij. Është pyetje e vështirë sepse ka shumë artistë të cilët i vlerësoj shumë dhe kisha pas dëshirë të bashkëpunoj me ta në të ardhmen.

“Five Star Fitnes”, fitnesi i cili pati shumë sukses me fytyrën tënde. Sot e shohim një fytyrë tjetër, je ende pjese e tij? 

Para shumë vitesh kur ushtruam në një Fitness GYM në Prishtinë mua dhe dy shokë të mi na lindi ideja që të kemi një fitnes tonin një ditë (ata duke e ditur që unë kam një pasion të madh për palestër dhe gjithmonë dëshirë ta hapi një biznes jashtë muzikës). Mbas plot takimeve, dhe planeve vendosëm që pjesa ime (puna për në fitnes) ishte marketingu, të jem fytyra e fitnesit dhe e involvuar brenda: rregulla, punëtor, trajnerë personalë, takime etj.) ku unë isha pjesë e fitnesit së bashku me katër persona tjerë, ashtu mendova unë dhe më thanë që jam. Puna ime e cila më ka kushtuar shumë kohë dhe ku arrita të përfundoj pa gjumë dhe me shumë sukses, në fund nuk u vlerësu nga “kolegët” e mi. Ata mbas tri vitesh më kërkuan të paguaj një shumë parash absurde që të isha ende pjesë e fitnesit . Gabim bëra unë që me besim të madh nuk kërkova kontratë ndaj “shokëve” të mi por nuk e prita që në fund të me keqpërdorin deri në atë masë që fjalët e fundit ndaj pronareve ishte “kështu-ashtu të gjithë mendojnë që fitnesi është i yti, reklama postera sa të duash dhe kemi arrit shumë sukses, tash mund të vazhdojmë dhe pa ty”. Isha shumë e dëshpëruar me fitnesin, shokët dhe vetveten. Nuk isha unë e vetmja e cila u keqpërdor për suksesin e fitnessit, ishin plot punëtorë të tjerë të dëshpëruar sepse s’kishin marrë pagesë ndaj fitnesit për mundin, punën e cilit e kanë kryer për ta. Në fillim s’pata dëshirë të flas, të jem e hapur për këtë punë sepse s’kisha kontratë, por në fund vendosa të flas me ju dhe që ta dinë edhe fansat / të mësojnë nga gabimi im dhe besimit të madh ndaj rrethit – “Sigurohu që çdonjëri në ‘varkën’  tënde është duke lundruar me ty, jo duke shpuar vrima”.

Dafina, faleminderit shumë për intervistën. Do të shtosh diçka për fund. Cila do ishte porosia jote për lexuesit e Telegrafit?

Ndiqni ëndrrat, mos vareni nga askush, luftoni që të arrini atë që doni. E juaja, Dafina.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal