Nuk është aspak sekret që Dafina Zeqiri ka ndryshuar dukshëm fizikun e saj. Këngëtarja kosovare zor se mund të krahasohet me Dafinën topolake të disa viteve më parë. Tulet e dikurshme sot ia kanë lënë vendin muskujve dhe djersës.
dafina zeqiri
Pas një periudhe pushimi, 26-vjeçarja i është rikthyer fuqishëm aktivitetit fizik prej dy javësh dhe duket në formë të shkëlqyer. “Dy muaj punë e lodhshme dhe jam e varur që tani!”- ka shkruar Duffy nën foton e postuar në Instagram.
dafina zeqiri
Siç tha edhe vet këngëtarja, kjo formë e shkëlqyer fizike i atribuohet punës së lodhshme, djersitjes dhe ngrënies së rregullt të ushqimit. Ylli i “Love You Hate You” është ushtruar intensivisht dhe ka ngritur pesha për të arritur këtu ku është. Sidoqoftë përpjekjet për një trup të shkëlqyer nuk përfundojnë me kaq. dafina zeqiri
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)