Këngëtarja e pëlqyer nga publiku për muzikën e saj ka thënë se modelimin e ka pasur pasion prej kohësh.
Dafina është një nga këngëtaret e cila në performancat e saj befason me stilin e veçantë.
Zeqiri ka vendosur të ndihmojë stilisten e saj personale dhe njëkohësisht miken e saj, Lia Stublla në koleksionin e saj më të ri, i cili do të shfaqet së shpejti.
Aty duket se Dafina ka dhënë mjaft nga idetë e saj krijuese. Muajin e ardhshëm pritet të shfaqet ky koleksion, i cili do të shpalosë dhe një anë tjetër të veçantë të këngëtares bukuroshe Dafina Zeqiri.
(b.t/shqiptarja.com)