Pas suksesit të këngës së saj të fundit “Supernova” Këngëtarja Dafina Zeqiri do të vijë së shpejti edhe me një videoklip të ri. Kështu paralajmërojnë administratorët e faqes zyrtare të saj në Facebook, ”DafinaDuffye M1″. Dafina edhe kësaj rradhe ka vendosur që videoklipin e saj ta xhirojë jashtë shtetit dhe pikërisht në Los Anxhelos në SHBA. Bukuroshja Dafina Zeqiri është komentuar së fundmi edhe për lukun e saj të ri. Ajo ka publikuar stilin e ri të flokëve, i cili i ngjason kryekëput me atë të reperes së njohur amerikane, Nicky Minaj. SU/ Shqiptarja.com